Rreth nismës

Nisma e avokimit “Ju Keni të Drejtë të Dini” është një nismë e administruar nga Rrjeti Ballkanik për Rajonal i Shtetit të së Drejtës (BRRLN) e cila mbështetet nga avokatët mbrojtës të së Drejtës Penale, të cilët janë pjesë e Grupit të Punës të BRRLN-së për të Drejtën Penale, që ushtrojnë funksionet e tyre në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Qëllimi i kësaj nisme është përparimi i shtetit të së drejtës nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellët midis avokatëve mbrojtës të këtij rajoni.

Grupi i Punës për të Drejtën Penale, në kuadër të angazhimit të tyre, identifikuan dy çështje të përbashkëta me të cilat ballafaqohen në të gjitha vendet anëtare të BRRLN-së:

  1. E drejta e mbrojtjes që të marrë njoftimin (urdhrin)  për nisjen e veprimeve hetimore që në fillim të hetimeve dhe të drejtën e ankimimit në gjykatë kundër urdhrit të prokurorit për të kryer një hetim;
  2. E drejta e mbrojtjes për t’u njohur me provat që disponon prokuroria përpara se të mbahet seanca paraprake e caktimit të masës së sigurimit/ paraburgimit.

Çështjet e lartpërmendura u përcaktuan në bazë të rekomandimeve të dhëna në Raportin e Vlerësimit të Reformës të së Drejtës Penale (http://brrln.org/uploads/documents/292/clr_web.pdf), si dhe gjatë Mbledhjes së Grupeve të Punës të BRRLN-së, të mbajtur në datat 13-15 prill 2018 në Ohër.

Përveç veprimtarisë kombëtare të avokimit, po mbahen aktivitete avokimi rajonale nën kujdesin e BRRLN-së me qëllimin e vetëm të çuarjes përpara të të drejtave procedurale të të pandehurve në çështjet penale dhe harmonizimin e këtyre të drejtave me standardet e BE.

Për zbatimin e këtyre aktiviteteve, Grupi i Punës për të Drejtën Penale po përdor mbështetjen e zyrës së Nismës së Dhomës Amerikane të Avokatisë për Shtetin e së Drejtës (ABA ROLI) në Shkup, ekspertizën e ofruar nga Këshilli i Dhomave të Avokatisë dhe Shoqatave Ligjore të Bashkimit Evropian (CCBE) , Shoqatat e Avokatëve të cilët janë anëtarë të BRRLN-së dhe ekspertë avokimi nga rajoni.


Share this post